Botë
Pako të dyshimta, grevë në metronë e Parisit
10.12.2015 20:59
Paraliza ka përfshirë linjën A të metrosë rajonale të Parisit këtë të enjte, për shkak të grevës që kanë nisur punonjësit...

Drejtuesit e metrove kanë zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar kundër qëndrimit të drejtuesve të sektorit në menaxhimin e alarmeve për pakot e dyshimta që gjenden në trenë.
Në linjën A, që përshkon të gjithë kryeqytetin francez, qarkullon një tren në 4 dhe nëse trafiku bllokohet problemet për pasagjerët janë të mëdha.
Një nga sindikalistët akuzon drejtuesit e sektorit se nuk marrin parasysh gjendjen e emergjencës të krijuar në vend pas atentateve të nëntorit. /Top Channel
