Basketboll

Durant udhëheq Oklahomën, Chicago “leksion” Clippers

11.12.2015 09:39

Pretendentët dhe kryesuesit e NBA-së kanë qenë më së shumti pushim sot, por sërish nuk kanë munguar ndeshjet e bukura...

Pretendentët dhe kryesuesit e NBA-së kanë qenë më së shumti pushim sot, por sërish nuk kanë munguar ndeshjet e bukura dhe mes skuadrash rivale. Chicago ka mundur 83-80 Clippers, duke korrur suksesin e 12-të sezonal në NBA.
 
Një ndeshje ku u dallua veterani Pau Gasol, autor i 24 pikëve dhe lojtari më i mirë në fushë. Për kalifornianët u dallua Griffin me 18 pikë, por që mbetën për statistikë. 
 
Ngjit shkallët në renditje në Konferencën e Perëndimi skuadra e Oklahomës, që mundi 107-94 Atlantën, një përballje mes ekipesh pretendente në NBA. Kevin Durant ishte më i miri në fushë, duke realizuar 25 pikë, 12 rebaund dhe 10 asist, mbështetur edhe nga Westbrook e Ibaka, me nga 23 pikë secili. Për Atlantën zhgënjyen titullarët.
 
Ne dy sfidat tjera, Brooklyn mposhti Philadelphian me 100-91, ndersa New York kaloi Sacramenton, me suksesin 99-97.