Botë

Ushtria amerikane në Ramadi ka vrarë 350 luftëtarë të Shtetit Islamik

11.12.2015 10:45

Ushtria amerikane kumtoi se në sulmet ajrore në ditët e fundit ndaj qytetit perëndimor irakian Ramadi janë vrarë 350 luftëtarë të Shtetit Islamik....

Zëdhënësi i komandës ushtarake amerikane në Bagdad, Stiv Uoern në konferencë për shtyp në pentagon deklaroi se në Ramadi ka pasur midis 600 dhe 1.000 luftëtarë të Shtetit Islamik. Xhihadistët e ndërmorën këtë qytet irakian në muajin maj.
 
Në një konferencë të ndarë për shtyp ministri amerikan i Mbrojtjes, Eshton Karter deklaroi se përparimi i forcave të Qeverisë irakiane në pushtimin e sërishëm të këtij qyteti vijon "në mënyrë të ngadalshme dëshpëruese".
 
"Jam i bindur se qyteti do të bjerë dhe ne do të ndihmojmë për këtë", tha Karter, duke menduar për Ramadin.
 
Karter theksoi se nëse këtë e kërkon Qeveria irakiane, SHBA-ja është e gatshme të ofrojë edhe helikopterë ushtarakë "apaçi".
 
Uoren më vonë tha se "apaçit janë të përgatitur", nëse Uashingtoni dhe Bagdadi "japin dritë të gjelbër", transmetuan mediat amerikane./mia