Botë

Ushtria siriane filloi ofensivë të madhe në Alepo

11.12.2015 11:15

Ushtria siriane nisi një ofensivë të madhe në krahinën veriore Alepo, ku deri më tani kan humbur jetën më shumë se 30 persona...

Ushtria siriane nisi një ofensivë të madhe në krahinën veriore Alepo, ku deri më tani kan humbur jetën më shumë se 30 persona, lajmëron Tanjug.
 
Janë vrarë shumë terroristë dhe shumë prej tyre janë plagosur, trasmetojnë mediat ruse, duke iu referuar agjencisë iraniane Fars.
 
Ushtria siriane ka sulmuan terroristët e Shtetit Islam (SHI) në Al Lairun el Shajan, si dhe në lagjet Karam al Tarab dhe Sulejman al Halabi nga qytetit i shkatërruar Alepo.
 
Alepo dikur ka qenë qyteti më i madh në Siri me më shumë se dy milionë banorë.
 
Forcat qeveritare siriane, gjithashtu, kanë shkatërruar edhe pozicionet e terroristëve në fshatin Mansur, në perëndim të Alepo dhe në rajonin El Malah, në veri të qytetit.
 
Ndërkohë, aeroplanët ushtarakë sirianë kanë kryer sulme ajrore kundër vatrave të terroristëve në lagjen Bani Zaid në Alepo, si dhe në lagjet El Bab dhe Dair Hafir, në periferi të Alepo.
 
Paraprakisht këtë javë, forcat qeveritare filluan një seri sulmesh mbi vatrat e ekstremistëve të Shtetit Islamik në afërsi të qytetit El Hamira, në provincën Alepo, të cilët më në fund ishin të shtypur pas luftimeve të ashpra disaorëshe./mia