Botë
CIA dhe MIT: Sulme të mundshme të SHI-së në Turqi
11.12.2015 11:31
Turqia është e shqetësuar pas paralajmërimeve të marra nga Agjencia qendrore e zbulimit amerikan (CIA) dhe shërbimit të zbulimit turk MIT...

Turqia është e shqetësuar pas paralajmërimeve të marra nga Agjencia qendrore e zbulimit amerikan (CIA) dhe shërbimit të zbulimit turk MIT për sulme të mundshme të xhihadistëve nga Shtetit Islamik (SHI), deklaroi përfaqësuesi amerikan në Ankara.
Siç publikoi gazeta turke "Hyrijet", sipas të dhënave të CIA-s dhe të MIT-it, luftëtarët e SHI-së kanë planifikuar sulme ndaj përfaqësive amerikane në Turqi, midis të cilave Ambasada, konsullata, rezidenca dhe baza ushtarake.
Sipas shërbimeve të zbulimit, pesë luftëtarë të SHI-së kanë shkuar në territorin e Turqisë.
"CIA e paralajmëroi Ankaranë se disa vetëvrasës të SHI-së dhe tre palestinezë të përfshirë me rrëzimin e aeroplanit rus të udhëtarëve në Gadishullin e Sinajit, përgatisin sulme ndaj turistëve rusë", bëri të ditur gazeta "Hyrijet".
Ministria turke e Punëve të Brendshme ka dërguar letër qarkulluese deri te të gjitha stacionet policore që të jenë të kujdesshme për shkak të sulmeve eventuale.
Agjencia turke e lajmeve Anadolia theksoi se në tre vitet e fundit, Turqia ka arrestuar 2.627 anëtarë të SHI-së, midis të cilëve 837 të huaj.
Vlerësohet se terroristët e SHI-së qëndrojnë pas sulmeve në qytetin juglindor turk Suruç në korrik dhe në Ankara në tetor, me ç'rast e humbën jetën mbi 100 njerëz./mia
