Botë

Në Paris vazhdon Samiti për Klimën

11.12.2015 12:37

Negociatat në kuadër të Samitit për Klimën, që po mbahet në Paris të Francës...

Negociatat në kuadër të Samitit për Klimën, që po mbahet në Paris të Francës, kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme, me qëllim të arritjes së projekt-marrëveshjes për të frenuar ngrohjen globale.
 
Ende nuk ka shpresë që marrëveshja do të nënshkruhet gjatë ditës së sotme andaj edhe bëhet me dije se një gjë e tillë mund të shtyhet për të shtunën. Pjesëmarrësit kanë punuar në draftin final që nga dita e enjte.
 
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, i cili po e kryeson samitin, ka shfaqur shpresën që marrëveshja do të arrihet.
 
Samiti, i organizuar nga Kombet e Bashkuara, është konsideruar si një nga momentet më të rëndësishme pas diskutimeve që kanë filluar qysh në 2011-tën rreth marrëveshjes globale për trajtimin e ndryshimeve klimatike. Marrëveshja që do të nënshkruhet në Paris, do të jetësohet në vitin 2020.