Maqedoni

Deri më tani janë dhënë vërtetime për azil për 325.543 migrantë

11.12.2015 12:41

Gjatë 24 orëve të fundit 3.784 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Siç informoi MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i migrantëve, të cilëve u janë dhënë vërtetime 1.505 janë burra, 804 gra, 1.411 fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit dhe 208 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt janë shtetasit e Sirisë-1.783, Afganistanit-870 dhe të Irakut-1.313.
 
Në periudhën nga 19 qershori 2015 e deri dje janë lëshuar gjithsej 325.543 shtetasve të huaj, nga të cilët 182.999 janë të gjinisë mashkullore, 52.329 femra, 72.432 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 17.783 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë më të numërt janë të Sirisë 188.361, pas së cilës vijojnë ata të Afganistanit 79.063, Irakut 36.678, Iranit 6.231, Pakistanit 5.416, Palestinës 2.158, Somalisë 1.276, Bangladeshit 1.253, Marokut 1.317 Kongos 514, Algjerisë 453, Libanit 434, Nigerisë 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël .....
 
Në 24 orët e fundit nuk është parashtruar  kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit. 
 
Nga fillimi i lëshimit të vërtetimeve deri dje deri te Sektori për azil janë parashtruar 83 kërkesa të tilla prej të cilëve 55 janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin,  tre kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
 
Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin qendror të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 24 kërkues të azilit prej të cilëve gjashtë burra, tre gra, 14 fëmijë të shoqëruar nga kujdestari dhe një minoren i pashoqëruar. Në mënyrë plotësuese, katër kërkues të azilit, dy prej të cilëve minoren pa shoqërimin e kujdestarit dhe dy burra janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./mia