Botë
Në Turqi janë arrestuar dhjetëra ithtarë të Fetullah Gjylenit
11.12.2015 13:07
Policia turke sot ka ndërmarrë operacion të madh me ç'rast janë arrestuar dhjetëra njerëz nën akuzën se janë të ndërlidhur...

Policia turke sot ka ndërmarrë operacion të madh me ç'rast janë arrestuar dhjetëra njerëz nën akuzën se janë të ndërlidhur me "shtetin paralel" të islamikut Fetullah Gylen.
Prokuroria në Ankara ka lëshuar urdhër arrest për 65 persona. Aksioni policor është ndërmarra në dhjetë qarqe, mes të cilëve edhe në Stamboll, Ankara, Izmir dhe Shanlurfa.
Mes të arrestuarve është ish-deputeti i Partisë qeveritare të Dretësisë dhe Zhvillimit (AKP) Ilhan Ishbilen./mia
