Maqedoni

Mjegull në Kodrën e Diellit, dukshmëria prej 30 deri në 50 metra

11.12.2015 13:24

Mjegull me dukshmëri prej 30 deri më 50 metra ka në Kodrën e Diellit, njftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata në vende të ulta dhe vende-vende të lagështa në vendet më të larta dhe ato në hije.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia