Maqedoni

Në Dibër babai abuzon me vajzën e tij

11.12.2015 13:45

Një baba ka abuzuar vajzën e tij 14-vjeçare në Dibër. Kundër tij është ngritur padi penale dhe i është caktuar masë arresti deri në 48 orë...

Një baba ka abuzuar vajzën e tij 14-vjeçare në Dibër. Kundër tij është ngritur padi penale dhe i është caktuar masë arresti deri në 48 orë, me ç'rast është dërguar në Shtëpinë ndëshkuese - përmirësuese në Shkup.
 
Banori dyzetë e tetëvjeçar nga Dibra ka abuzuar me dhunë vajzën më datën 6 të këtij muaji në shtëpinë e tij, nga biseda me vajzën e tij është përcaktuar se veprime të tilla kanë ndodhur më shumë herë dhe kanë filluar para tre muajve e gjysmë.
 
Me urdhrin e prokurorit publik nga Gostivari është kryer kontroll shëndetësor i vajzës.
 
I denoncuari është autor i njohur i veprave penale dhe kundër tij janë ngritur padi penale për "dhunë", "shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm", "mashtrim" dhe "Falsifikimin e dokumenteve"./mia