Ekonomi

Shkalla e papunësisë zvogëlohet në 25,5 për qind

11.12.2015 14:20

Shkalla e papunësisë në Maqedoni në kuartalin e tretë të këtij viti është 25,5 për qind, që është ulje prej 1,3 për qind...

Shkalla e papunësisë në Maqedoni në kuartalin e tretë të këtij viti është 25,5 për qind, që është ulje prej 1,3 për qind në raport me tremujorin e dytë kur ishte 26,8 publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
 
Sipas të dhënave të këtij institucioni numri i të punësuarve është rritur për 20.145 persona në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2014, kur ka pasur 690.965 të punësuar.
 
Nga gjithsej 954.610 persona të cilët futen te popullata aktive, numri i të punësuarve në kuartalin e tretë të këtij viti është 711.380 persona, ndërsa i të papunëve 243.230./mia