Botë

Zvicër, shtohen masat e sigurisë

11.12.2015 14:47

Persona të armatosur në stacionet dhe parqet publike, institucionet bankare apo dhe ndërtesën e Kombeve të Bashkuara...

Kjo është panorama që ofron Gjeneva, ndërsa vendi vijon të mbetet në shkallë të lartë alarmi për shkak të sulmeve terroriste.
 
Njësitë antiterror në Zvicër u vunë në gjendje gatishmërie, pasi dy persona, miq të Salah Abdelslam, janë parë të kalojnë me një furgon në Gjenevë.
 
Dyshohet se ata kanë lidhje me dy persona të tjerë, të cilët janë në kërkim për sulme terroriste.
 
Disa media raportojnë se i njëjti furgon ku janë parë militantët ka kaluar kufirin për në Francë, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet.
 
Një ditë më parë, një zyrtar i lartë tha se ka të dhëna se katër të dyshuarit po planifikonin sulme edhe në Zvicër.
 
Ata besohet se janë të përfshirë në ngjarjet e 13 nëntorit në Parisë, ku mbetën të vrarë 130 persona dhe qindra të lënduar.
 
GAZMEND REXHEPI