Botë

Zbuten tensionet, diskutim në nivel të lartë mes Penhianit dhe Seulit

11.12.2015 15:02

Një ditë pas deklaratës së Penianit se zotëron një armë me hidrogjen, të cilën është i gatshëm ta përdorë...

Një ditë pas deklaratës së Penianit se zotëron një armë me hidrogjen, të cilën është i gatshëm ta përdorë, një raund i rrallë negociatash u zhvillua në kufirin mes dy Koreve.
 
Zëvendësministra nga të dy krahët u takuan për të diskutuar mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve, duke i bërë këto të parat bisedime të nivelit të lartë që prej marrëveshjes së gushtit, e cila i dha fund incidenteve ndërkufitare.  
 
Në mbledhje është folur veçanërisht për familjet e ndara pas konfliktit si dhe për projekte bashkëpunuese, siç janë turet ndërkufitare për turistët.
 
Në takimin e zhvilluar në Korenë e Veriut, ministri i unifikimit, Jon Jong Su, u shpreh se ka ardhur koha që palët të lënë pas keqkuptimet dhe të hapin një epokë të re mbi bazën e besimit të ndërsjellët. 
 
Nga ana tjetër, homologu i tij koreano-jugor, Huang Boo-gi, nënvizoi se ky është vetëm hapi i parë i rehabilitmit të marrëdhënieve dhe se rruga duhet të vijojë në këtë mënyrë.
 
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht janë ende në luftë, pasi konflikti i viteve 1950-1953 mbaroi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.
 
LEUNORA KALIQI