Maqedoni

USAID në Maqedoni, 5 vjetori i partneritetit për ndihmë të ekonomisë

11.12.2015 16:24

USAID shënoi 5 vjetorin e projektit për avancimin e investimeve të eksportit IDEAS...

Projekti me vlerë prej 4.8 milion dollarësh ka për qëllim të përforcojë ekonominë e Maqedonisë, duke u përqendruar në zhvillimin e politikave dhe reformave me të cilat lehtësohet investimi, apo t’i harmonizojnë ligjet vendore me ato të Organizatës Botërore të Tregtisë. 
 
“Nëpërmjet këtij projekti sektori privat është  kyçur në krijimin e politikave në disa agjenci dhe së bashku janë fokusuar në reformat për lehtësimin e investimit dhe standardizimin e procedurave shtëpiake për kryerjen e inspektimeve dhe harmonizimin e ligjeve me Organizatën Botërore të Tregtisë”- deklaroi drejtori i projektit IDEAS, Aleksandër Shahov.
 
“Perspektiva e demokracisë varet nga liria e shprehjes, angazhimi i qytetarëve, një gjyqësor i pavarur dhe edukimi më i mirë i qytetarëve. Asnjë nga këto nuk do të jetë prioritet nëse njerëzit janë të shqetësuar se si ata do të ushqejnë familjet e tyre. E gjitha varet nga një ekonomi e shëndetshme”- tha ambasadori i ShBA-ve, Xhes Bejli.
 
Gjatë kësaj periudhe, 12 kompanive iu ndanë grande në vlerë prej 40.000 dollarëve amerikane, që ta përmirësojnë konkurrueshmërinë e tyre dhe ekspansionin e tregut dhe u organizua pjesëmarrje e 115 përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit në 15 ngjarjet tregtare botërore.
 
Po ashtu 89 përfaqësues nga biznes-organizatat  u trajnuan për përpilimin e dokumenteve dhe politikave, ndërsa 2.400 persona u trajnuan për eksport, realizimin e politikave industriale, furnizimeve publike, lehtësime për tregti dhe inspektime.
 
REJHANE BUSHI-METAJ