Botë
Ukrainë, plasin grushtat në parlament
11.12.2015 17:20
Në parlamentin e Ukrainës kanë shpërthyer grushtat, pasi kryeministri, Arseniy Yatseniuk, u largua nga foltorja me një buqetë me lule nga një deputet i opozitës...

Kryeministri ishte duke folur për arritjet e qeverisë së tij kur deputeti, Oleh Barna, shkoi drejt tij me një buqetë me lule dhe e largoi nga foltorja, duke e ngritur peshë.
Kaq ka mjaftuar për të ndezur sherrin, i cili shpërtheu me grushta mes deputetëve.
