Maqedoni

Eurointegrimet, Besimi me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

11.12.2015 18:02

Në pritje të takimeve të Këshillit të BE-së dhe Këshillit Evropian, të cilat do të mbahen gjatë javës së ardhshme në Bruksel

Në pritje të takimeve të Këshillit të BE-së dhe Këshillit Evropian, të cilat do të mbahen gjatë javës së ardhshme në Bruksel, zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi, bashkë me euroambasadorin, Aivo Orav, u takuan sot me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni.
 
Edhe pse realisht ekzistojnë çështje të hapura për të cilat ende bisedohet, vullneti politik është kyç për finalizimin e detyrimeve dhe hyrjen në fazën e përgatitjeve konkrete për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, të planifikuara për muajin prill, tha Besimi.
 
Ambasadori Orav si dhe ambasadorët e vendeve anëtarëve të BE-së, shfaqën interes për zbatimin e plotë të Marrëveshjes politike të qershorit/korrikut, si dhe për rezultate të dukshme dhe progres në zbatimin e reformave urgjente prioritare.
 
Interes të veçantë paraqet formimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, fillimi i tij me punë dhe organizimi në kohë i zgjedhjeve, duke përfshirë edhe përgatitjen e listave zgjedhore.