Mbi 5 mijë shtetas të huaj brenda 24 orëve kanë kërkuar azil në Maqedoni

12.12.2015 14:02

Gjatë ditës së djeshme janë lëshuar vërtetime për shtrimin e kërkesave për njohjen e së drejtës së azilit gjithsej 5.255 shtetasve të huaj...

Prej tyre 2.407 janë të gjinisë mashkullore, 1.371 janë të gjinisë femërore, 1.432 janë fëmijë të cilët e mbështesin bartësin e vërtetimit si edhe 45 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 3.070, Irakut 1.280, Afganistanit 905.

Në periudhën prej 19 qershor  deri  dje në mesnatë ,  janë lëshuar  mbi 330 mijë vërtetime  për shtetasit e huaj, nga të cilat 185.406 janë  të gjinisë mashkullore, 53 700 te gjinisë  femrore, si dhe17,828  fëmijë që udhëtojnë  pa prindër të cilëve u është dhënë vërtetim për dorëzimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së përsonave që kanë marrë vërtetime më shumë janë nga Sirija 191.431, Afganistani 79.968 pastaj  nga Iraku 37.958, nga Irani, 6.231, Pakistani 5.416  Palestina, 2.158, Somalija 1.276, Bangladeshi , 1.253, Maroko 1.317 , Kongo 514,  Algjeria 453, Libani 434 dhe 279 nga Nigeria.

Dje në Sektorin për azil nuk është dërguar kërkesë për njohjen e së drejtës për azil në bazë të dhënies së vërtetimit paraprak për qëllimin e theksuar për dorëzimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Nga fillimi i dhënieve të vërtetimeve deri dje në Sektorin për azil janë dorëzuar 83 kërkesa për njohjen e të drejtës për azil prej të cilave 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, 13 nga shtetas të Afganistanit, 3 kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga 2 kërkesa nga shtetas të Marokos, Libanit, Palestinës dhe Alzhirit dhe një kërkesë nga shtetas i Egjiptit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)