Fillon zgjerimi dhe rikonstruimi i pjesës së tretë të "Boris Trajkovsit"

12.12.2015 12:23

Fillojnë punimet ndërtimore të fazës së tretë të projektit për rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës "Boris Trajkovski"...

Projekti është në vlerë prej 4,2 milionë euro që Qyteti i Shkupit i siguroi nga pushteti qendror përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale të Bankës Botërore.

Zgjerimi dhe rikonstruimi, i cili fillon sot, në këtë fazë do të bëhet nga fabrika e Qelqit deri në hyrje të lagjes Pintia, me gjatësi të përgjithshme prej 2.200 metra. Bulevardi do të jetë me gjerësi prej 13,75 metra, me katër korsi dhe këmbësorë dhe shtegun e çiklistëve në të dyja anët e korsisë. Në bulevardin e ri do të vendosen edhe semaforë të rinj dhe sinjalizim i ri horizontal dhe vertikal.

Punimet ndërtimore në rrugën "Boris Trajkovski" do të shfrytëzohen dhe për ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik përmes gjatësisë së rrugës, do të bëhet mbrojtje dhe dislokim i instalimeve nëntokësore (elektrike dhe telekomunikuese), ndërsa do të vendoset ndriçim i ri në rrugë.

Punimet ndërtimore do t'i zbatojë një konzorcium i kompanive "Beton", "Bauer" dhe ajo bullgare "Ponstroj inxhenering". Punimet duhet të përfundojnë për 18 muaj. (mia.mk)