Biznes forum në Tokio - kompania japoneze paralajmëroi investim në hotelieri
Ambasada e Maqedonisë në Tokio sot organizoi biznes forum në të cilin biznesmenët japonezë u njohën me mundësitë për të investuar në Maqedoni...

Volitshmëritë për të investuar i prezantuan minsitri për tërheqjen e investimeve të huaja, Goran Mickovski dhe ambasadorja e Republikës së Maqedonisë në Tokio, Andrijana Cvetkoviq. Një brend i njohur japonez në hotelieri paralajmëroi investim në një hotel në Shkup.
Në biznes forum morën pjesë rreth tridhjetë kompani japoneze nga fusha të ndryshme, mes të cilave HONDA, NEC, Marubeni, Mitsui..., ndërkaq ngjarja u mbulua nga ana e televizionit Fuxhi.
Në prezantimin e tij, ministri për investime të huaja, Goran Mickovski, i prezantoi potencialet investuese në Maqedoni në disa sfera dhe industri, e me atë rast u prezantuan edhe disa rrëfime të sukesshme të investimeve të huaja që ndodhën në vitet e fundit.
Krahas ministrit për investime të huaja, para mysafirëve të pranishëm, fjalim të vet pati edhe ambasadorja e Republikës së Maqedonisë në Japoni, Andrijana Cvetkoviq e cila i theksoi përpjekjet që i bën Ambasada në pjesën e diplomacisë ekonomike, duke përmendur se krahas bizbnes forumit që e organizoi Ambasada në prill të këtij viti, i cili tashmë ka filluar të sjellë rezultate, Ambasada realizon takime të shumta personale dhe seminare për investime me kompanitëp japoneze çdo ditë.
Ambasadorja Cvetkoviq në forum theksoi se Maqedonis nuk është e njohur për tregun japonez, por se me hapjen e Ambasadës, gjërat janë dnryshuar dukshëm dhe se një numër i madh i ndërmarrjeve japoneze e vizitojnë Maqedoninë me qëllim të hulumtimit të tregut dhe mundësive për investime. (mia.mk)
