Përfaqësues nga Maqedonia në simpozium me temë "Kultura dhe zhvillimi i qëndrueshëm" në Sofje
"Kultura dhe zhvillimi i qëndrueshëm" ishte tema e simpoziumit ndërkombëtar që u mbajt gjatë dy ditëve të kaluara në Sofje, e në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Maqedonia, Kosova, Kroacia, Serbia, BeH-ja, Greqia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Rumania....

Simpoziumi u mbajt si projekt rajonal për perspektivat e bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet vendeve të EJL-së, ndërsa nikoqire ishte Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë.
Maqedoninë e prezantoi Vasko Shutarov, drejtor i Qendrës kulturore informative të Maqedonisë në Sofje dhe Kristina Biseva, këshilltare në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të RM-së.
Tema kryesore të simpoziumit ishin lidhur me perspektivat për bashkëpunim, mbështetur nga programet evropiane, si dhe nismat rajonale dhe fondet strukturore, si mbështetje të kulturës në funksion të zhvillimit të përgjithshëm të qëndrueshëm. Panele të posaçme tematike iu kushtuan turizmit kulturor, menaxhmentit kulturor dhe programeve të "Evropës kreative". (mia.mk)
