Oda stomatologjike e Maqedonisë simpozium për metoda dhe teknika bashkëkohore

12.12.2015 14:27

Oda Stomatologjike e Maqedonisë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj organizoi simpozium edukativ me temë “Metodat dhe teknikat bashkëkohore stomatologjike”...

Kryetari i Odës Stomatologjike të Maqedonisë, Vlladimir Popovski, tha se  stomatologjia ka iniciuar standarde më të larta pune me qëllim të arritjes së profesionalizmit duke shtuar se për këtë nevojiten mjete shtesë, për krijimin e kushteve më të mira të punës.

“Stomatologët në Maqedoni sikur edhe çdo profesion e kërkojnë pozitën e tyre në tregun dhe menaxhmentin që e ofron shteti ynë. Por akoma kemi një prodhim të madh të kuadrove, do të thoja një mbiprodhim të kuadrove, dhe për këto Oda e Stomatologëve do të angazhohet që ky numër të kontrollohet, sepse kjo krijon kushte të konkurrencës të padrejtë” – deklaroi kryetari i Odës stomatologjike të Maqedonisë, Vlladimir Popovski.

Mjetet e mbledhura nga ky simpozium edukativ do të ndahen për qëllime humanitare,  në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)