Haradinaj i drejtohet Qeverisë: Nuk na frikësoni me arrestime
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar partitë në pushtet, duke thënë se po tentojnë ta frikojnë Opozitën, duke i arrestuar ata...

Në fjalimin e tij në protestën e Gjilanit, kreu i AAK-së tha se Kosova vazhdon të mbetët vendi më i korruptuar dhe i pazhvilluar në Evropë, ndërsa sipas tij, këtyre të këqijave po i shtohet edhe ndikimi i Serbisë që po arrin përmes pushtetit.
“Kosova është vendi më i korruptuar dhe më i pazhvilluar në Evropë. E tash pushteti po dëshiron ta kthejë edhe Serbinë. Mali i Zi nuk po e do atë tokë që po i jepet me Demarkacion, kurse pushtetarët dëshirojnë të t’ia japin me zor. Ata po dëshirojnë të na frikësojnë neve duke na arrestuar, duke arrestuar nëna të fëmijëve. Por neve nuk do të na frikësojnë. Nga Gjilani po e forcojmë një mesazh për të gjithë, Demarkacioni i Zajednica nuk Kalojnë”, ka thënë Haradinaj. (lajmi.net)
