Qeveria sot lëshoi 17,2 milionë denarë shpërblesë për vërshimet në Strumicë, Mogillë dhe Gazi Babë
Qeveria sot u pagoi 17,2 milionë denarë 364 personave si shpërblesë për vërshimet në Strumicë, Mogillë dhe Gazi Babë...

Në Mogillë u janë lëshuar 8,78 milionë denarë 255 personave, në Strumicë 6,2 milionë denarë 102 personave, ndërsa 7 banorëve të cilët pësuan dëme nga vërshimet në Gazi Babë u janë lëshuar 2,2 milionë denarë.
Siç kumtoi Ministria e Financave, bashkë me mjetet e lëshuara paraprakisht, deri më tani u janë paguar gjithsej 331.691.754 denarë, 3.225 personave të dëmtuar nga përmbytjet të cilat ndodhën gjatë këtij viti. Dëmshpërblesa u është paguar qytetarëve nga Strumica, Mogilla, Novaci, Manastiri, Prilepi, Demir Hisari, Velesi, Probishtipi, Shtipi, Ohri, Çeshinova, Oblesheva, Gradsko, Radovishi, Karbinci, Makedonska Kamenica, Kriva Pallanka dhe Tetova.
Qeveria edhe më tej do të vazhdojë me pagesën për dëmet nga vërshimet. (mia.mk)
