Analistët: Për marrëveshjen e Ohrit nevojitet analizë e thuktë e shtyllave të saj

12.12.2015 17:23

Marrëveshja e Ohrit është çelsi i stabilitetit ndëretnik sepse beri nje kethese radikale në Maqedoni, pas konfliktit te vitit 2001...

Prandaj  jo vetem kompetentet per impelmentimin e kesaj marreveshjeje por dhe shume opinioniste dhe  njohes te mire te klimes politike ne vend konsiderojne qe  per kete lloj dokumenti  nevojitej nje analize me e thukte e shtyllave te saj. 

Analisti politik Ibrahim Mehmeti  dhe publicisti Emin Azemi  edhe ne kuader te debatit televiziv “Argument” i cili emetohet ne TVM2   ndane  qëndrimin e njejte  qe Marreveshja e Ohrit  eshte meritore per  avansimin politik të shqiptarëve.

Kjo sipas tyre nuk do te thote  pajtim ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve.  Bazuar në këtë,  ata u shprehen se  edhe pas 14 vitesh te nenshkrimit ,   pala maqedonase  akoma nuk mund te pranoje faktin  se esenca e ketij dokumenti te garantuar edhe nderkombetarisht  nuk do te thote privilegj per nje etnitet , por te drejta te barabarta per te gjithe.

Marrë parasysh krizën institucionale dhe politike e cila ende vazhdon në Maqedoni  Mehmeti dhe Azemi janë skeptik se rekomandimet që do të dalin nga analiza e Marrveshjes Korniz të Ohrit do të të gjejne  zbatim në praktike.

“Nëse pas kësaj analize dalin rekomandime të shëndosha dhe merren parasysh nga qeveria e ardhëshme që do të jetë teknike, por edhe nga qeveria e pas zgjedhjeve të 24 prillit, atëherë nuk është vonë. Por, frigohem se këto rekomandime do të inkorporohen në ndonjë platformë qeverisese aq më tepër kur tani më e dim se pas janarit, do të kemi një kryeministër teknik dhe kam  dilema sa këto rekomandime do të përfshihen në një mandat  të qeverisjes” – tha Emin Azemi.

“Në politike  gjithçka është pykëpyetje. Kemi të bëjmë me një marrëveshje  që kishte për qëllim ndërtimin e një shteti multietnik  mbi baza të reja” – u shpreh analisti politik, Ibrahim Mehmeti .

Ndersa  profesori universitar  Osman Kadriu,  kerkon qe te behen ndryshime   kushtetuese  sepse kombi shqiptar  asnjëherë nuk do dakordohet  që të jetë qytetar  i rendit të dyt.

“Nëse egziston disponim politik, Kushtetuta mund të ndryshohet duke përfshir edhe vetë preambulën edhe pjesën normative të saj . Intervenimi kohorë nuk është me rëndësi se a do të ndodh kjo para zgjedhjeve ose shpejt pas zgjedhjeve, por është koha  që të shqyrtohet cështja e preambulës” – tha Profesori Universitar, Osman Kadriu. 

Verejtje nga ana e analisteve deri tek faktori politik shqiptar jepen edhe per mungesen e trajtimit te barabarte te gjuhes shqipe. Ata konsiderojne se mosimplementimi praktik i gjuhës shqipe u takon të gjithve por më teper  disa zyrtareve shqiptarë , të cilët lejojne që pala maqedonase të manipuloje  në këtë drejtim.

Madje sipas tyre as në kushtetute, e në asnjë ligj  nuk përmendet se gjuhë e dytë zyrtare është gjuha shqipe.

“Përgjegjësia  e këtij defekti do të duhet kërkuar edhe te ata zyrtare  shqiptarë të cilët në raste të caktuara  nuk kanë qenë të kujdesshëm që gjuha shqipe të ketë trajtim të barabart” – tha Emin Azemi.

“Ministrite për shembull : nëse është ministri shqiptar minsitria emërohet maqedonisht shqip, anglisht , pse kur është maqedonas nuk ndodh kjo. Pra kjo është një mënyr se si manipulohet me gjuhën  dhe kjo spjegon se pse ne nuk kemi zgjidhje afatgjate, sepse ose nuk ka forcë ose nuk ka gadishmëri për dialog politik të zgjidhet kjo çështje dhe të mos manipulohet me realizimin e saj” – deklaroi analisti politik, Ibrahim Mehmeti .

“Kemi këtu disa vakume juridike, në kushtetutë” – deklaroi Profesori Universitar, Osman Kadriu. 

Edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, për të parën herë ka pranuar se fajtor për mosimplementimin e MO-së  fajtor është faktori politik maqedonas.

“Ne kemi vlerësuar se MO-ja është shkatërruar jo me dëshirën e shqiptarëve dhe kemi propozim që në frymën e MO-së ti qasemi  mundësisë për marrëveshjes të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve” – tha Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Marre ne pergjithesi,  ne kete drejtim te shumta kane qene edhe thirjet nga ana e faktorit  nderkombetar  qe garancia e vetme per nje shtet stabil   dhe demokratik eshte  implementimi i plote  i Marreveshjes se Ohrit. (Sanije Kasami, TVM2)