Stavreski: 150 mijë vende pune do të thotë jetë më e mirë për 150 mijë familje

12.12.2015 17:26

Ulja e papunësisë, në këto dhjetë mvite është realitet dhe sukses më i madh i Qeverisë deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavrevski...

Sipas të dhënave që i publikoi Enti shtetëror i statistikave, Minsitri thotë, në Maqedoni ka 711 mijë të punësuar krahasuar me vitin 2006, kur kishte 560 mijë të punësuar, që do të thotë kemi  rritje e punësimeve, rrespektivisht janë hapur 150 mijë vende të punës.

Ai më tej shtoi se do të mbetemi të përkushtuar në uljen e mëtutjeshme të papunësisë me të gjitha këto masa dhe politika dhe me projekte të reja me qëllim që ajo të reduktohet nën nivel prej 22 përqindëve që është qëllimi ynë për vitin 2018.

"Ky është rezultat i politikave të mira ekonomike, para së gjithash ruatjes së ambientit të jashtëzakonshëm për udhëheqje të biznesit ku Maqedonia është ranguar në vendin e 12¬të në botë, tatimet e ulëta, mbështetja e kompanive vendore përmes linjave të lira kreditore dhe përmes projekteve të cialt janë të mbështetura me Buxhetin dhe investimet e huaja. Do të thotë një kombinim i masave dhe politikave në të gjitha segmentet e ekonomisë, përfshirë edhe politikat aktive që zbatohen përmes Agjencisë për punësim", deklaroi sot Stavreski.