Gruevski: LSDM përpiqet të shtyej zgjedhjet, pengon bisedimet
Kryeministri Nikolla Gruevski ka akuzuar LSDM-në se po bën përpjekje maksimale për të pezulluar zgjedhjet e paralajmëruara për në prill të vitit 2016...

Për të arritur këtë qëllim, LSDM, po pengon zgjedhjen anëtarëve të KSHZ-së, thotë Gruevski. Sipas tij arsyeja për frenimin e procesit është se LSDM e di se do të humbas zgjedhjet.
“Ajo që di nga bisedat me përfaqësuesit tanë në Grupin e punës, nuk bëhet fjalë se kush të zgjidhet se kush jo, behët fjalë për përpjekje maksimale të LSDM-së që ky të jetë shkaku për të shtyrë zgjedhjet të cilëat e dijnë se do t’I humbasin. Ata nuk guxojnë ta thonë këtë publikisht pasi do ta demoralizojnë anëtarësinë e vet por ata e dijnë se do t’i humbasin zgjedhjet dhe kjo është britma e fundit e LSDM-së se sit ë gjejnë mënyrë për të shtyrë zgjedhjet” – deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.
Gruevski thotë se VMRO ka pranuar propozimet e LSDM-së për dy anëtarë të KSHZ-së nga rradhët e ekspertëve, ndërsa LSDM është ajo që nuk pranon kandidatin e propozuar nga partitë shqiptare, pasi e cilëson se njeri të afërt me VMRO-në.
“Tani LSDM është kapur se ky shqiptari që kanë propozuar BDI dhe PDSh qënka iVMRO-së dhe në këtë mënyrë duan që ta zhbëjnë këtë punë, vetëm e vetëm që të ikin nga zgjedhjet” – u shpreh kryeministri, Nikolla Gruevski.
Sipas Gruevskit edhe rezultati i takimit të liderëve, i paralajmëruar për fillimin e javës që vjen, do të varet nga strategjia që ka përgatitur LSDM. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
