Hidhet shorti i Euro 2016, Shqipëria në grup me nikoqirët e Francës

12.12.2015 19:49

Është hedhur shorti i Euro 2016, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Francë....

Kompeticioni më i madh i kontinentit në rang kombëtaresh ka qenë gjithnjë shumë tërheqës edhe për shqiptarët, por kurrë si këtë radhë nuk kemi ndjekur gjithçka me interes, sepse për herë të parë është në garë edhe Shqipëria.

Shorti ka qenë ashtu si pritej, i vështirë, por nuk kishte ndonjë short të lehtë për ne, kushdo që të na binte.

Do të përballemi me Francën vendase, që nuk na mundi dot në Francë këtë edicion dhe e mposhtëm në Elbasan.

Do të ndeshemi me Rumaninë, ndoshta rivali më i lehtë nga vazoja e tretë e shortit.

Në fund, kemi “peshkuar” Zvicrën, në një derbi shqiptarësh, pasi edhe te Zvicra luajnë shumë kuqezinj në gjak, ndaj do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme. (sportal.al)