Anketa e “Brima Gallup” dhe portali “Republika”: Gruevski 32.3 %, Zaevi 9.2 % përkrahje të qytetarëve

13.12.2015 12:41

Anketa më e re e Brima Galup, në bashkëpunim me portalin Republika, prognozoi një fitore bindëse të VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskit...

70.2% e maqedonasve mendojnë se VMRO-DPMNE ka një përkrahje të fuqishme nga qytetarët, përkundër 11.2 përqind të cilët mendojnë se LSDM-ja ka përkrahjen e qytetarëve.

Madje, 55.9 përqind vlerësojnë se VMRO-DPMNE do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, përkundër 12.1 përqind të cilët mendojnë se fitues do të jetë LSDM-ja.

Sipas kësaj ankete  Nikolla Gruevski edhe më tej ngelet politikani me besimin më të madh te qytetarët, me 32.3 përqind, para Zoran Zaevit i cili ka përkrahjen e 9.1 përqind të anketuarve.

Kjo anketë është realizuar në teren në periudhën nga 29 tetori deri me 3 nëntor të vitit 2015.