Ekspertët: Ulja e papunësisë tregues se ekonomia është në rrugë të drejtë
Ulja e numrit të të papunëve në Maqedoni i referohet rritjes konstante ekonomike që vendi po shënon në disa vitet e fundit, konsideron Ljupço Davçev, prodekani i Fakultetit ekonomik në Shtip...

"Duke u nisur nga Ligji Oukonit i cili pohon se papunësia është vënë në korelacion negativ me BPV-në, rritja ekonomike të cilën ekonomia e Maqedonisë e realizon disa viteve të fundit normalisht do të thotë edhe ulje e vetë papunësisë. Investimet e huaja paraqesin kategori të madhe përmes së cilës rritet BPV-ja. Vetë rritja e BPV-së, ndërkaq, do të thotë rritje e papunësisë apo rënie e manifestimit të saj negativ, përkatësisht papunëpsia", deklaroi Davçev.
Ai theksoi se është e sigurtë se edhe kompanitë vendore kanë ndikim ndaj rritjes së punësimeve, por theksoi se në disa vitet e fundit rritja intensive e investimeve të drejtpërdrejta të huaja ndoshta ka ndikim më të madh ndaj rritjes së BPV-së.
Dje, Enti shtetëror i statistikave kumtoi se shkalla e papunësisë në Maqedoni në tremujorin e tretë të këtij viti është 25,5 për qind, që është ulur prej 1,3 për qind në krahasim me tremujorin e dytë kur ishte 26,8.
Sipas të dhënave të këtij institucioni, numri i të punësuarve është rritur për 20.415 persona në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2014 kur ka pasur 690.965 të punësuar.
Nga gjithsej 954.610 persona të cilët numërohen në popullatën aktive, numri i të punësuarve në ttremujorin e tretë të këtij viti paraqet 711.380 çersona, ndërsa i të papunëve 243.230. (mia.mk)
