Forumi rinor i BDI-së në Dibër mbajti Kuvendin zgjedhor
13.12.2015 12:59
Forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Dibër, dje në mbrëmje mbajti Kuvendin Zgjedhor ku zgjodhi organet udhëheqëse të kësaj dege. Për kryetar i Forumit rinor të degës së BDI-së në Dibër u zgjodh Drilon Lleshi...

Të pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor i ishin nënkryetarët të BDI-së, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku, Shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së dhe ministër i Ekonomisë, Bekim Neziri, ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani, kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata si dhe funksionarë tjerë.
