15 të vdekur nga shpërthimi në një treg në qytetin pakistanez Paraçinar
Së paku 15 persona e humbën jetën ndërsa 50 janë plagosur nga shpërthimi që jehoi sot në tregun e qytetit Paraçinar, në rajonin me shumicë shiite në veriperëndim të Pakistanit, lajmëroi Tanjug...

Shpërthimi jehoi në tregun e stërmbushur në rajonin Kuram, në kufi me Afganistanin.
Përfaqësuesit lokal druajnë se numri i viktimave do të ejtë më i madh.
Tani për tani nuk dihet shkaku i shpërthimit, transmetojnë mediuemt franceze.
Në xhirimet e televizionit lokal shihet se si qindra persona ikin nga tregu, në të cilin kryesisht shiten veshmbathjes të mbajtura.
Pothuajse gjysma e të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, theksojnë mjekët nga spitali lokal.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
ky rajon është i njohur për prëleshjet ndërmjet sunitëve dhe shiitëve, të cilët përbëjnë rreth 20 për qind të populaltës së prëgjithshme të Pakistanit, vend me 200 milionë banorë.
