Spasovski për REL, MPB po heton rastin e Kumanovës dhe Smilkovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili vjen në këtë post konformë marrëveshjes politike të Përzhinës për tejkalimin e krizës politike, thotë se po bën hetime për të zbardh aksionin policor në Kumanovë...

Kryepolici nga rradhët e opozitës, në një deklaratë për Radion Evrropa e Lirë, thotë se kjo bëhet për të zbardhë deri në fund rastin dhe për të përgënjeshtuar spoekulimet.
“Lidhur me ngjarjet në Kumanovë, ku ndodhi një tragjedi e madhe për Maqedoninë, pasi humbën jetën pjesëtarë të MPB-së, gjithsesi se jemi duke bërë përpjekje dhe hetime për sigurimin e informatave për të zbardhur deri në fund këtë rast, që të konfirmojmë apo përgënjeshtrojmë spekulimet që janë përhapur në opinion”, deklaron për Evropën e Lirë, Spasovski.
Kreu i MPB-së thotë se dikasteri që ai drejton, është duke hetuar edhe rastin e Smillkovcës, apo vrasjen e pesëfishtë, në prill të vitit 2012, akt për të cilin po ky dikaster i drejtuar nga ish ministrja Gordana Jankullovska, akuzoi një grup qyqetarësh, kryesisht shqiptarë muslimanë, në aksionin famëkeq Monstra.
“Sa i përket rastit ‘Monstra’, gjithsesi se materialet që i posedon apo që i ka paralajmëruar lideri i opozitës, ne po i shqyrtojmë, ato do të jenë objekt hetimi edhe i prokurores speciale dhe ndihma apo bashkëpunimi mes nesh do të ekzistojë për këtë rast, në mënyrë që e vërteta të dalë në sipërfaqe”, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri Spasovski.
Rasti i Kumanovës dhe Rasti i Smillkovës, rrjedhimisht edhe rasti Monstra, janë vetëm disa nga rastet për të cilat opozita maqedonase ka fajësuar pushtetin. Gjatë publikimit të projektit “E vërteta për Maqedoninë”, opozita maqedonase ka thënë se e gjithë ngjarja në Kumanovë ishte e orkestruar nga struktura të caktuara të pushtetit.
Edhe për Rastin e Smillkovës, opozita ka hedhur faj mbi pushtetin.
Meqë për të dy rastet, opozita mbështetur në biseda nga përgjimi i paligjshmë, pretendon se janë skenare të pushtetit, i takon Prokurores Speciale që të hetojë rastet dhe të nxjerr para drejtësisë aktorët e krimit, ndërsa të dënuarit që pretendohen për të pafajshëm të lëshohen në liri. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
