LSDM, asnjë anketë nuk mund ta shpëtojë Gruevskin; VMRO-DPMNE, vetëm edhe pak kohë nga humbja e radhës e LSDM-së
LSDM-ja opozitare reagoi ndaj anketës së Brima Galupit, sipas tyre të porositur nga VMRO-DPMNE-ja, ku kjo parti paraqitet si fituese bindëse në zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016...

Në reagimin e kësaj partie theksohet se “Përkrahja e fuqishme e qytetarëve për LSDM-në dhe liderin Zoran Zaev, po nxit një nervozë të madhe dhe reagime paniku te Nikolla Gruevski. Ashtu si po ulet përkrahja nga qytetarët për Nikolla Gruevskin, njëjtë do t`i duhen sa më shumë anketa të porositura. As anketa prej 102 përqind nuk do ta shpëtoje Nikolla Gruevskin nga humbja dhe përgjegjësia për kriminalitetin e përgjithshëm dhe korrupsionin gjatë dhjetë viteve të fundit. Nikolla Gruevski do ta shoh anketën e vërtet me 24 prill kur do ta mund Maqedonia e lirë dhe prosperuese”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LSDM-së.
Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së. Kjo parti n; reagimin me shkrim thekson se “Nuk është hera e parë që Zoran Zaev të mos e dëgjoje dhe vlerësoje mendimin e qytetarëve. Ai në vazhdimësi po i injoron nëntë vite. Për këtë arsye, për të dhjetën herë me radhë do ta dëgjoje mendimin e tyre për raportin nënçmues që e ka ndaj popullit maqedonas. Kaosi në radhët e LSDM-së është i dukshëm. Pasi që pamë se nuk dinë se çka flasin, tani po shohim se nuk dinë çka shkruajnë. LSDM nuk po do që ta shoh atë që qytetarët dhe agjencitë me renome ia tregojnë. Nëse para një kohë, fajtor për rejtingun katastrofal ishte IRI, sot për këtë gjë fajtore është Brima Gallup. Realitetin e hidhur LSDM do ta përjetoje me 24 prill, atëherë kur qartas qytetarët do t`ia tregojnë rejtingun, kredibilitetin dhe paaftësinë e tyre. Humbja e LSDM-së është e dukshme. Kanë ngel vetëm edhe 132 ditë për t`u vërtetuar kjo gjë”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
