Paris, arrihet Marrëveshja për ndrysnimet klimatike

13.12.2015 16:07

Pas gati dy javësh negociatash intensive, në Paris të Francës, delegatë nga 172 vende të botës kanë arritur një pakt të ri global mbi klimën...

Marrëveshja për ndryshimet e klimës parashikon një sërë përpjekjesh për të kufizuar rritjen globale të temperaturave në më pak se 2C. Marrëveshja është e para që përfshin angazhimin e të gjitha vendeve për të reduktuar çlirimin e gazit karbonik. Ajo është pjesërisht e detyrueshme dhe pjesërisht vullnetare.

Presidenti amerikan, Barack Obama e lavdëroi akordin mbi ndryshimet klimatike, të arritur të shtunën në Paris, si një marrëveshje të fuqishme dhe historike, duke e quajtur madje si “mundësinë më të mirë” për të shpëtuar planetin nga efektet e ngrohjes globale të klimës.

“Marrëveshja është Shansi ynë që të shpëtojmë planetin që kemi. Kështu dëshmohet se cfarë shansesh ka bota kur është e unifikuar” – u shpreh presidenti i SHBA-ve, Barak Obama.

Kancelarja gjermani e vlerësoi marrëveshjen si shenjë shprese dhe angazhim të bashkësisë ndërkombëtare që për herë të parë të përballet me ndryshimet klimatike, duke e cilësuar këtë si kthesë në politikën globale.

Pikat kyçe të marrëveshjes janë: të rriten çlirimet e gazrave bio sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrihet një balancë mes burimeve dhe uljes së gazrave karbonik në gjysmën e dytë të shekullit; të ruhet rritja e temperaturave globale “shumë më poshtë” se 2 gradë Celsius dhe të vijojnë përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 gradë;  të kontrollohet progresi i këtyre përpjekjeve çdo 5 vjet si dhe të ofrohen 100 miliardë dollarë financime në vit për vendet në zhvillim brenda vitit 2020, me angazhimin për financime të tjera në të ardhmen.

“Marrëveshja e Parisit është fitorja e njerëzve në planetin tonë” – tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.

Marrëveshja u mbështet edhe nga vendet kyçe, pjesë e grupit G77 ku bëjnë pjesë vendet në zhvillim si Kina dhe India. (Shpëtim Nuredini, TVM2)