Për 24 orë janë dhënë 3.442 vërtetime për kërkesë të azilit

13.12.2015 16:15

Gjatë ditës së djeshme, për 24 orë janë dhënë vërtetime për gjithsejt 3.422 shtetas të huaj, prej të cilvëe 1.534 janë të gjinisë mashkullore, 690 janë të gjinisë femërore, 1.170 janë fëmijë të cilët i shoqërojnë bartësit e vërtetimeve, si dhe 28 fëmijët ë tjerë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës për azil...

Siç kumtoi sot MPB, sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë-1.210, Iraku-1.194, Afganistani-1.018.

Në periudhën prej 00 deri më 24:00 të 12 dhjetorit, në Sektorin për azil nuk është parashtruar kërkesë për njohje të të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjes së të drejtës së azilit. (mia.mk)