Fillon grumbullimi i duhanit, këtë sezon priten të mbiledh rreth 22 milion kg duhan

13.12.2015 16:39

Grumbullimi i duhanit është i rregulluar me ligj dhe ai fillon prej 15 dhejtorit dhe zgjat deri më 15 maj sqaron sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Besir Jashari...

Këtë vit sasisa e përgjithshme e grumbullimit të duhanit do të jetë afro 22 milion kilogramëve. Ndërsa risi për këtë vit është çmimi më i lartë që do të ketë duhani, përkatësisht 3 euro për dallim nga viti i kaluar kur ishte 2 euro.

“Kompanitë që merren me grumbullimin e kësaj culture bujqësore kanë për obligim të bëjnë grumbullimin e duhanit, në bazë të kontratave të nënshkruara me kultivuesit e duhanit dhe të njejtat ti paguajnë në afat të 30 ditëve. Këtë vit pritet që sasia e grumbullimit të duhanit të jetë afro 22 miljon kilogram. Do të bëhet grumbullimi në 145 pika me 188 peshore” – tha Sekretari Shtetëror në Ministrinë E Bujqësisë, Besir Jashari.

Përveç 3 eurove për kilogram,kultivuesit do të marrin edhe nga 1 euro subvencione. Sekretari Jashari tha se prej 22 miljon eurove që jepen subvencione, për shqiptarët do të jenë të ndara rreth 8 milion euro.

“Nëse përmendim 22 milion euro, këtu përafersisht pritet që në vendbanimet shqiptare të shkojnë rreth 8 milion euro, që pjesa dërmuese shkojnë në komunën e Dollnenit, por edhe komunave tjera shqiptare siç janë Studeniçani, Likova etj.” – deklaroi Sekretari Shtetëror në Ministrinë E Bujqësisë, Besir Jashari.

Këtë vit kualiteti i duhanit është më i mirë, dhe pikërisht kjo ka ndikuar që të rritet edhe çmimi i duhanit. Duke iu referuar kualitetit më të mire dhe çmimit më të lartë që do të ketë duhani këtë sezon, sipas Jasharit do të zgjidhen problemet e kultivuesve të duhanit që i kanë pasur me vite. (Ersan Pajaziti, TVM2)