Me zbatimin e parkingjeve zonale në tetovë trafiku frymon më lirshëm
Komunikacioni në Tetovë ka qen dhe vazhdon të jetë një ndër problemet të kahmotshme në këtë qytet...

Por më implemetinm e projektit për parkingje ZONALE nga komuna e Tetovës konkretisht nga Ndërmarja publike për menaxhimin e parkingeve pjesërisht është zbutur qarkullimi në rrugët kryesore të qytetit.
Aplikimi i këtij projekti i cili filloi disa ditë më parë dhe ka dhën edhe frytet e para pasi Tetova tani më po frymon më lirshëm.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen të kënaqur duke shtuar se njëher e përgjithmonë do të rregullohet komunikacioni në Tetovë.
“Është punë e mirë erdhë koha që të rregullohet komunikoacioni në Tetovë .
“Parkingu zonal me të vërtet do të arije sukses ,duhet të bëhet edhe pjesët tjera që një her e përgjithmon të vëndohet rend në komunë e Tetovës, edhe çmimet jan të pranueshme mbas çmimeve edhe nëpër qytet tjera janë të pranueshme si në Gostivar, Shkup parking sezonal çmimet i kan të njejta”
“Përgjithsisht mirë është edhe për vozitësit edhe për gjith ,edhe parking duhet më shumë” – thanë disa nga qytetarët e Tetovës të anketuar nga TVM2.
Ndryshe drejtori I ndërmarjes për menaxhim me parkinget publike Fejsal Beadini u shpreh se aplikim I projektit në zonën A është duke u relzuar me dinamikën e parapar dhe qytetarët e kanë pritur më së mir këtë inciativ.
“Deri më tani ne si ndërmarje me menaxhimin e parkingëve publike konsiderojm se gjithcka shkon sipas planit ,duke pasur parasysh me atë se bulevardet kryesore të qytetit tani më jan të pastruara po ashtu edhe reaksionet e qytetarve janë pozitive. Bëhet fjal për një projekt i cili isht nevoj immediate e kohës për qytetin tonë” – tha drejtori i ndërmarjes së parkingëve zonal, Fejsal Beadini.
Nga ndërmajra për menaxhim të parkingeve publike theksuan se në fillim të muajt të ardhshëm planifikojnë të zgjerohen edhe në zonën B që përfshin rrugët dytësore të qytetit.
Ky projekt me parkingje zonale është realizuar edhe në shumë qytete tjera të RM. Dhe deri më sot po tregon rezultatet pozitive në cdo qytet që ka filluar të aplikohet. (Visar Sadiki, TVM2)
