LSDM mbajti kongresin tematik, Zaev: Jemi në finale të betejës politike

13.12.2015 18:07

Zgjedhje do të ketë vetëm nëse arrihet të përmbushen të gjitha parakushtet e domosdoshme të parapara me Marrëveshjen politike të dy qershorit...

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në kongresin e 19 programor të partisë së tij tha se VMRO-DPMNE-ja po zvarrisin procesin e zbatimit të kësaj marrëveshje pasi duan të blejnë kohë për të mundësuar edhe një palë zgjedhje jodemokratike. Mirëpo sipas tij, LSDM, nuk do të lejojë që të bie poshtë projekti i saj i nisur që nga zgjehdjet e fundit parlamentare. 

Sipas tij,  më 24 prill nuk do të lejohet vjedhja e zgjedhjeve, siç ka ndodhur deri tani.

“U nevojiten zgjedhje të reja kriminale. Por, vjedhje edhe të një cikël zgjedhjesh nuk do të ketë. Marrëveshje për shkak të marrëveshjes nuk është opsion. Nevojitet proces i pastër parazgjedhor dhe zgjedhor. Nuk ka ikje nga marrëveshja e Përzhinos. Prokuroria e posaçme është formuar, qeveria kalimtare është formuar, ndërsa për disa ditë do të ikë edhe Nikolla Gruevski” – deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas Zaev, LSDM do të angazhohet për ndryshime kushtetuese dhe ndryshimin e konceptit unitar të shtetit në atë qytetar, ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë.

“Do të ndërtojmë një shoqëri. Shtet qytetarë të barabartë për të gjithë që jetojnë në Maqedoni: maqedonas, shqiptrarë, turq, etj. planifikojmë mbrojtje të gjuhëve të bashkësive të tjera. Afirmim dhe avancim të kulturës të përfaqësuesve të bashkësive. Do të bëjmë regjistrimin e popullsisë sipas kritereve dhe standarteve evropiane” - deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sa i përket infrastrukturës, Zaev tha se programi i partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme parasheh ndërtimin e 600 kilometrave autostradë, gazsjellës dhe infrastrukturë në tërë teritorin e Maqedonisë.

“Qëllimi ynë është që cdo qytetar, pavarësisht nëse jeton në qytet apo fshat të ketë rrugë, ujsjellës dhe kanalizim, kushte elementare për shekullin e 21” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Veç kësaj Zaev paralajmëroi sistem të drejtë tatimor, heqjen e taksë radiodifuzive dhe kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike. Uljen e taksave gjyqsore, heqjen e testimit ekstern dhe rroga më të larta për mjekët si dhe kushte për media të lira dhe profesionale.

Sa i përket integrimit të vendit në BE dhe NATO Zaev tha se ky është priritet i LSDM-së dhe se me përkushtim do të përpiqet të tejkaloj kontestin me Greqinë rreth çështjes së emrit. (Shpëtim Nuredini, TVM2)