Rusi, zjarr në një qendër neuropsikiatrike, vdesin 23 persona

13.12.2015 19:30

23 persona kanë mbetur të vdekur nga zjarri që ka përfshirë një shtëpi të kujdesit neuropsikiatrik në rajonin Voronezh të Rusisë. Zjarri i cili mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik, u shua pas disa orësh që kishte nisur. Qeveria menjëherë i ka filluar hetimet...

Së paku 22 persona të tjerë janë hospitalizuar dhe të gjithë nga ta raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Mjeku, Igor Banin, tha se shumica nga ta kanë pranuar sasi të madhe të dioksidit të karbonit. Në objektin në të cilin ka ngjarë zjarri, po banonin 140 pacientë.

Në momentin kur ka nisur zjarri, 74 nga ta kishin qenë në këndin që ka nisur ai, në mesin e të cilëve dhe 30 invalidë dhe katër punonjës mjekësorë. Zjarri, është tragjedia e fundit që ka goditur një institucion psikiatrik në Rusi ku përdoren kryesisht ndërtesa të vjetëruara nga druri të epokës sovjetike.

Një zjarr në veriperëndim të Rusisë në një spital të psikiatrisë, në shtator të 2013-tes, kishte lënë të vdekur 37 persona. Një zjarr tjetër në prill të 2013-tes, kishte lënë të vdekur 38 persona.