Maqedoni
Parashikimi i motit
14.12.2015 09:05
Sot moti do të jetë i kryesisht i ngjashëm me atë të djeshmin, për dallim që sot do të ketë kushte më të mëdha për mjegull dhe temperatura më të ulëta...

Paradite do të ketë mjegulla dhe temperatura të ulëta, ndërkaq gjatë ditës pritet që të pastrohen mjegullat dhe të jetë moti më i kthjelltë, njofton Poralb.
Kryesisht në mbarë territorin e Maqedonisë, temperaturat gjatë paradites së sotme, do të jenë mjaftë të ulëta, priten që të sillen nga -3 deri më -6 gradë celsius.
Gjatë ditës pritet që moti të kthjellet dhe të pastrohen mjegullat. Temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 8 deri më 12 gradë celsius.
Edhe Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, me mëngjes të ftohtë dhe me nivel të ulët të mjegullave, ndërkaq gjatë ditës me mot më të kthjellët.
Temperatura minimale gjatë paradites së sotme në Shkup do të arrijë deri në -5 gradë celsius, ndërkaq temperatura maksimale do të shënohet gjatë ditës ku pritet të arrijë në 10 gradë celsius.
