Maqedoni
Një i vrarë dhe dy të plagosur gjatë të shtënave në rajonin e Strugës
14.12.2015 10:05
Një person është vrarë, ndrësa dy të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave që ndodhën mbrëmë në fshatin Belicë e Poshtme në Strugë...

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski informoi se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:30. Një nga të plagosurit, sipas Dimoskit, është dërguar në klinikat e Shkupit, përderisa tjetri është në spitalin e posaçëm për ortopedi dhe traumatologji "Shën Erazmo" në Ohër.
Policia kreu ekspertizë dhe po punon në ndriçimin e rastit. Më tepër hollësi janë paralajmëruar për sot./Mia
