Maqedoni

Komisioni Anketues, dëshmitarët e parë, Gruevski dhe Jankullovska

14.12.2015 12:47

Para anëtarëve të Komisionit Anketues për skandalin e përgjimeve në vend, sot për herë të parë si dëshmitar duhet të paraqitet kryeministri, Nikolla Gruevski...

Komisioni i ka bërë ftesë edhe ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovskës. Në seancat e deritanishme të mbajtura nga anëtarët e këtij trupi kuvendor edhe pse të ftuar në cilësinë e dëshmitarit nuk u paraqitën as ministri i Financave, Zoran Stavreski, as ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, e as Martin Protugjer.
 
Vetëm kryeministri Gruevski dhe ministri Stavreski kërkuan ricaktimin e seancës së re nga ana e kryetarit të Komisionit, Petre Shilegov. Kryeministri Gruevski nga data 9 dhjetor bëri ricaktimin e terminit të ri të paraqitjes së tij para Komisionit Anketues për ditën e sotme, ndërsa ministri Stavreski ka kërkuar që t’i shtyhet afati për datën 17 dhjetor.  
 
Ndërkohë që Sasho Mijallkov dhe  Martin Protugjer nuk kanë kërkuar caktim të ri të terminit. 
 
Sipas planit të Komisionit Anketues, nesër si dëshmitar duhet të paraqitet ish ministri i Transportit, Mile Janakievski. Gruevski, Stavreski dhe Jankullovska janë të propozuar si dëshmitarë nga ana e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ndërsa Protugjer, Mijallov dhe Janakievski janë të propozuar nga ana e grupit parlamentar të LSDM-së.