Mbrojtja e kufijve të BE-së, Juncker propozon një strukturë të re

14.12.2015 13:24

Me krizën e refugjatëve dhe kaosin e krijuar në kufijtë e jashtëm të bllokut, sidomos në Greqi, Kroaci e Itali...

Me krizën e refugjatëve dhe kaosin e krijuar në kufijtë e jashtëm të bllokut, sidomos në Greqi, Kroaci e Itali, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka propozuar që prej muajit shtator krijimin e një autoriteti të ri për mbrojtjen e kufirit dhe bregdetit me kompetenca të zgjeruara. 

Në kufijtë e brendshëm të zonës “Schengen” nuk ka një kontroll sistematik të personave dhe mallrave. Por, duke pasur parasysh qindra e mijëra refugjatët e paregjistruar, të cilët kanë ardhur në muajt e fundit përmes Greqisë dhe Italisë, liria e udhëtimit nuk mund të garantohet më. “Frontex” sapo ka publikuar shifra, që tregojnë se në Greqi vetëm 20 për qind e refugjatëve janë regjistruar.

Në Këshillin e  Evropës do të mblidhen javën e ardhshme krerët e shteteve dhe qeverive. KE këmbëngul që emigrantët të mbahen më gjatë në kufijtë e jashtëm, para se të lejohen të hyjnë në zonën e “Schengen”-it.

Ky propozim shkaktoi shumë kritika, për shkak se vende të tilla si Greqia, të cilat tashmë janë të stërngarkuara, kanë frikë se do të jenë të detyruar për t’u kujdesur për qindra e mijëra njerëz. Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare e kanë miratuar në parim këtë plan, ndërsa projektligjin Komisioni përgatitet ta paraqesë gjatë seancës së Parlamentit Evropian në Strasburg.