Maqedoni
Çmimi i benzinës ngelet i njëjte, ai i dizeli lirohet
14.12.2015 14:00
Çmimi i benzinave mbetet i pandryeshueshëm, ndërsa dizeli ulet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullativ për energjetikë...

Sipas vendimit, EUROSUPER BS-95 edhe më tutje do të shitet me çmim prej 62,50 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 64,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i dizelit tani do të arrijë 46,50 den/litër.
Për dy denarë zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri, i cili tani do të shitet me çmim prej 35,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 1,514 den/kg, në krahasim me vërtetimin paraprak dhe sipas vendimit të KRE-së çmimi i ri do të arrijë 17,743 den/kg.
Zvogëlimi i çmimit të derivateve të naftës i detyrohet çmimit më të ulët të naftës së papërpunuar në periudhën e fundit 14 ditëshe dhe në kursin më të ulët të denarit në raport të dollarit.
