Maqedoni

Një i vdekur dhe dy të lënduar në këmbim zjarrin në rrugën Strugë-Belicë e Poshtme

14.12.2015 14:38

Strugani I.F. e humbi jetën, ndërsa dy persona janë lënduar në këmbim zjarrin e ndërsjellë të dy grupeve që mbrëmë rreth orës 22 ka ndodhur në rrugën lokale Strugë - Belicë e Poshtme...

Në këmbim zjarrin rëndë janë lënduar I.P. i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Klinikat e Shkupit, ndërsa B.B. me plagë nga të shtëna pas intervenimeve të bëra kirurgjikale është mbajtur në mjekim në Spitalin e përgjithshëm në Strugë.
 
Prokurori i përgjithshëm nga Prokuroria Themelore Publike Strugë ka dhënë urdhër për autopsi të të ndjerit, për grumbullim dhe ekspertizë të gjurmëve nga vendi i ngjarjes. Automjeti nga i cili është shtënë është dërguar në ekspertizë dhe përpunim.
 
"Këmbim zjarri ka ndodhur kur ndaj një grup personash është shtënë nga një automjet në të cilin ndodheshin disa persona. Informatat e para për arsyen për ngjarjen janë marrëdhëniet e prishura mes vete. Pas ngjarjes, autorët e kanë braktisur vendin dhe për momentin janë të pakapshëm për organet e përndjekjes", njoftoi Prokuroria Publike-Strugë.
 
Kirurgu Berat Lena nga Spitali i përgjithshëm i Strugës informoi se në orën 22:15 në spital janë sjellë tre pacientë, prej të cilëve njëri veçmë kishte vdekur.
 
"Plagën hyrëse e ka pasur në pjesën e tëmthit të majtë dhe nuk ka pasur kurrfarë shenja jete. Pacienti tjetër ishte me plagë hyrëse në pjesën e stomakut mbi kërthizën, zorra e hollë në tre vende ka qenë e lënduar, ndërsa ka qenë e lënduar edhe veshka e majtë, uretra në tre vende. Lëndimet i sanuam, thirrëm edhe urolog, i cili e sanoi uretrën. Gjatë operacionit pacienti ishte stabil dhe teknikisht u sanuan të gjitha lëndimet dhe momentalisht është në kujdes intensiv jashtë rrezikut për jetë", deklaroi Lena.
 
Për pacientin e tretë, i cili fillimisht është dërguar në spitalin për ortopedi dhe traumatologji "Shën Erazmo" në Ohër, për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, prej nga kirurgu strugan ka marrë informatë se është në gjendje stabile dhe pritet intervenimi i tij./Mia