Maqedoni

Adnan Jashari: rasti “Monstra” t’i kalohet prokurores speciale

14.12.2015 18:29

Lidhur me vendimin e rastit “Monstra” është prononcuar ministri i Drejtësisë, Adan Jashari...

Lidhur me vendimin e rastit “Monstra” është prononcuar ministri i Drejtësisë, Adan Jashari, i cili thotë se pa marrë parasysh se në cilën fazë ndodhet hetimi, rasti duhet t’i kalojë për trajtim prokurores speciale.

“Që në vendimin e shkallës së parë jemi deklaruar se vendimi duhet të bazohet në fakte objektive”, deklaroi ministri Jashari, i cili thotë se do të vazhdojë përpjekjet që për këtë rast të gjendet zgjidhje objektive, duke e përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.