Maqedoni

Lagja e Varoshit në Dibër zgjidh problemin e ujit për pije

14.12.2015 18:47

Banorët e lagjes së Varoshit prej sot e zgjidhin definitivisht problemin e ujit për pije, lagje e cila është mbi nivelin e rezervuarit kryesor...

Banorët e lagjes së Varoshit prej sot e zgjidhin definitivisht problemin e ujit për pije, lagje e cila është mbi nivelin e rezervuarit kryesor të ujit të pijshëm, me përkrahjen e komunës, banorëve të lagjes dhe Ndërmarrjes komunale “Standart” janë vënë 500 metra tubacion dhe është ndërtuar puseta, gjegjësisht rezervuari i ujit të pijshëm.
 
Njeriu i parë i Dibrës në fund tha se në këtë mënyrë do të zgjidhin problemin e ujit për pije edhe për lagjet e tjera që jetojnë në nivelin mbi rezervuarin e qytetit.
 
ATLI DEMA