Maqedoni

Kuvend–ndotja, akuza e kundërakuza PDSh-BDI

14.12.2015 19:06

Rreth ndotjes së ajrit u debatua edhe në seancën parlamentare sot...

Opozita thotë se gjendja është alarmante dhe akuzon qeverinë se nuk ka ndarë asnjë denarë në buxhet për të parandaluar ndotjen e  ajrit.

“Tetova është qyteti më i ndotur në botë, në Maqedoni 1300 njerëz në vit vdesin nga sëmundje që kanë lidhje me ndotjen, por qeveria nuk ndërmerr asgjë, madje ia vazhdon jetën ‘Jugohromit’”- akuzojnë nga PDSh.

“‘Jugohromi’ ka punuar edhe në kohën kur ju ishit në pushtet, por atëherë nuk ishit aq të zëshëm”- kundërpërgjigjen nga BDI.