Maqedoni

Merkel mori mbështetje nga bashkëpartiakët për politikën e vet të trajtimit me krizën e refugjatëve

14.12.2015 19:41

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë mbështetje të madhe nga partia e saj për mënyrën se si Qeveria...

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë mbështetje të madhe nga partia e saj për mënyrën se si Qeveria vepron në trajtimin e krizës së refugjatëve, transmeton DPA.
 
Mbi 1000 delegatë në kongresin vjetor të Bashkimit Kristiano Demokratik (CDU) e mbështetën politikën e Merkelit për zgjidhjen e krizës duke zvogëluar fluksin e azilkërkuesve dhe duke kërkuar zgjidhje për valën e refugjatëve në nivel evropian.
 
Kancelarja gjermane ka qenë nën kritika të ashpra nga fraksionet brenda partisë së vet për shkak të politikës së saj për pranimin e refugjatëve dhe refuzimit të saj për të përcaktuar kufirin e epërm të numrit të azilkërkuesve të cilët vijnë në Gjermani.
 
Por në prag të kongresit vjetor të liderëve të CDU-së arritën kompromis për këtë çështje. Në këtë mënyrë e shmangën kërcënimin për paraqitjen e hapur të opozitës së brendshme gjatë kongresit dyditor, e cila do të kishte efekt negativ ndaj partisë./mia