Maqedoni
Parashikimi i motit
15.12.2015 09:06
Moti në Maqedoni nëpër vendet më të larta dhe male do të jetë me diell...

Moti në Maqedoni nëpër vendet më të larta dhe male do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor, ndërsa nëpër fushëgropa me kushte për mjegull, mot i qetë dhe pak më i ftohtë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 7 deri në minus një gradë, ndërsa ajo e ditës prej 5 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me mjegull dhe kryesisht i qetë. Mjegulla do të jetë me intensitet më të dobët, ndërsa gjatë ditës do të pastrohet.
